Gjenerali i ushtrisë amerikane Mark Mili pranoi se trupat ruse kishin humbur tashmë “një sasi të madhe njerëzish”. Ai nuk ka specifikuar shifrën e saktë, por ka kujtuar se tashmë janë “mbi 100 mijë persona”. Sipas raporteve të Inteligjencës Amerikane numri i viktimave ruse gjatë luftës në Ukrainë ka arritur në 188,000 persona.
Kjo shifër u bë publike për të parën herë në samitin e NATO-s cili u mbajt me 20 janar në bazën ushtarake Ramstein në Gjermaninë jugore. Ministria e Mbrojtjes ruse raportoi se Rusia kishte transferuar rreth 150,000 ushtarë në kufirin me Ukrainën para fillimit të luftës. Por më pas këto njësi u transferuan ën Ukrainë.
Përfaqësuesi i përhershëm i federatës ruse në OSBE, Majkl Carpenter, para pushtimin kishte deklaruar se Rusia mund të pushtonte nga 169,000 deri në 190,000 ushtarë në kufirin me Ukrainën. Ndërsa 11 muaj më vonë mund të themi me bindje se Rusia pothuajse humbi të gjithë ushtrinë. Në shtator të vitit të kaluar , presidenti rus Vladimir Putin njoftoi mobilizimin e Rusisë ku u bëri thirrje 300,000 ushtarë të tjerë të shkojnë në frontin e luftës.
Në fund të tetorit, kreu i Ministrisë së Mbrojtjes informoi presidentin se detyra për mobilizimin e 300 mijë ushtarëve ishte përfunduar. Putin tha në dhjetor se gjysma e të mobilizuarve janë tashmë në zonën e luftimit dhe se 77,000 janë të përfshirë drejtpërdrejt në luftime.
Sipas të dhënave të inteligjencës amerikane, Rusia ka arritur të mobilizojë vetëm 250.000 persona nga 300.000 të regjistruar. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi për herë të fundit me 21 shtator humbje në ditën e fillimit të mobilizimit. Sipas ministrit të Mbrojtjes Shoigu, 5937 ushtarë rusë vdiqën gjatë gjithë luftës në Ukrainë.