Rusia ka pësuar në tre muajt e parë të pushtimit të saj në Ukrainë një numër të ngjashëm të vdekjeve me atë të Bashkimit Sovjetik, gjatë nëntë viteve të luftës në Afganistan. Lajmi është raportuar nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
“Një kombinim i taktikave të dobëta të nivelit të ulët, mbulimi i kufizuar ajror, mungesa e fleksibilitetit dhe një qasje komanduese e cila është e përgatitur për të përforcuar dështimin dhe gabimet e përsëritura ka çuar në këtë shkallë të lartë të viktimave, e cila vazhdon të rritet në ofensivën e Donbasit”, tha inteligjenca britanike.
E marta shënon tre muaj që kur Rusia nisi sulmin e saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Pushtimi sovjetik i Afganistanit zgjati nga dhjetori 1979 deri në shkurt 1989.
Numri zyrtar i vdekjeve sovjetike gjatë Luftës në Afganistan ishte rreth 15,000 ushtarë. Në mars, zyrtarë të lartë të NATO-s vlerësuan se deri në 15,000 ushtarë rusë mund të jenë vrarë në Ukrainë në vetëm një muaj.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…