Në raportin e përditshëm të Inteligjencës Britanike mbi luftën në Ukrainë, thuhet se forcat ruse janë duke paguar çmim të lartë me çdo avancim të tyre.
Në raport thuhet se forcat ruse po tentojnë t’i rrethojnë forcat ukrainase.
“Forcat ruse po tentojnë t’i rrethojnë forcat ukrainase në lindje të shtetit ndërsa po avancojnë në drejtim të Kharkivit në veri dhe Mariupolit në jug. Forcat ruse po avancojnë nga Krimea në tentim që ta rrethojnë Mykolaivin”, thuhet në raportin e Inteligjencës Britanike të publikuar nga Ministria e Brendshme e Britanisë. “Rusia po paguan çmim të lartë me çdo avancim, ndërsa forcat ukrainase po vazhdojnë të ofrojnë rezistencë të madhe”.