Ukraina ka zmbrapsur sulmet ruse në lindje. Ky është përditësimi i inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar.
“Ukraina ka zmbrapsur sulme të shumta ruse në rajonin lindor, Donbas, këtë javë”, thotë Inteligjenca Mbrojtëse e Mbretërisë së Bashkuar në raportin e saj të fundit.
“Pavarësisht se Rusia ka marrë disa territore, rezistenca e Ukrainës ka qenë e fortë dhe kjo ka shkaktuar kosto të konsiderueshme për forcat ruse. Morali i dobët rus dhe koha e kufizuar për t’u ripajisur dhe riorganizuar forcat nga ofensivat e mëparshme ka të ngjarë të pengojnë efektivitetin luftarak rus”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se ai do të ndërpresë bisedimet me Rusinë nëse vriten ushtarët që po mbrojnë Mariupolin. Qyteti strategjik ka qenë nën sulmet ruse prej javësh. Zyrtarët thonë se evakuimet e planifikuara janë ndalur si pasojë e bombardimeve intensive.
Zelensky deklaroi se këtë të diel Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do ta vizitojë Kievin. Ky lajm më pas është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë.
Ukraina thotë se 8 persona kanë ndërruar jetë në Odesa si pasojë e sulmit me raketa. Mes viktimave është edhe një fëmijë. Kryeministri Boris Johnson i ka thënë liderit ukrainas se vendit të tij do t’i dërgohen më shumë pajisje ushtarake.