POLITIKE

Intimidimi i gazetarëve, kreu i EFJ-së – Dimal Bashës: BOLL MA, Kurti të marrë masa menjëherë

“Çfarë po ndodh në Kosovë?”. Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) është shprehur thellësisht i shqetësuar për sulmet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ndaj gazetarëve dhe Asociacionit (AGK-së).

Gutierrez i ka përmendur edhe sulmet e mëhershme të deputetit, të cilit edhe në gjuhën shqipe i ka kërkuar të ndale.

“Zoti Basha, ju kërkoj ta ndalni intimidimin dhe përpjekjet për t’i diskredituar gazetarët dhe organizatën e gazetarëve. Mjaft është mjaft. Apo duhet të flas në gjuhën tuaj: BOLL MA. Kjo është thjesht e papranueshme në vendet demokratike”, shkroi sekretari i EFJ-së në një reagim në Facebook.

“Si guxoni të silleni në këtë mënyrë ndërsa vendi juaj po lufton për anëtarësimin në Këshillin e Europës? Sjellja juaj e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës”, shtoi ai.

Gutierrez i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të marrë masa.

“I bëj thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që menjëherë të marrë masa që anëtarët e partisë së tij t’i ndalin sulmet e vazhdueshme kundër gazetarëve dhe shoqërisë civile”, shkroi ai.

Gutierres thotë se shpresonte që LVV-ja do të reflektonin pas lajmit të keq të së premtës, ku Kosova shënoi regres të madh në indeksin e “Reporterët pa Kufij” për lirinë e medias.

“Shpresoja se lajmi i keq i së premtes për nivelin alarmues negativ të lirisë së medias në Kosovë do ta bënte Vetëvendosjen dhe anëtarët e saj të reflektonin për përgjegjësinë e tyre. Isha gabim”, shkroi Gutierrez.

Paraprakisht, ai kujtoi se si deputeti Basha në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave e akuzoi gazetaren e RTK-së se “po bën pyetje të ngjashme me ato të Radio Televizionit të Serbisë!”.

“AGK e mbrojti atë dhe i bëri thirrje zotit Basha që të përmbahet nga një gjuhë kaq e rrezikshme”.

“Të shtunën, zoti Basha dyfishoi sulmet ndaj AGK-së dhe gazetares së RTK-së, duke i lidhur sërish me Serbinë”, shkroi Gutierres.

Ai gjithashtu përmendi se disa javë më parë, Basha “sulmoi kryetarin e respektuar dhe të pavarur të Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmetin”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

13 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

23 orë ago