FOTO&VIDEO

Inxhinieri Kopliku për tërmetin: Ju tregoj fajtorët që shkaktuan këtë tragjedi, i kam me emra

“Tragjedia e provokuar nga tërmeti duket se erdhi për të na vënë në provë”. Kështu shprehet Mustafa Nano në monologun e tij të kësaj jave në “Provokacija”, që vjen vetëm pak ditë pas tërmetit të rëndë që goditi vendin dhe mori dhjetëra jetë.

Teksa thekson se ishte një provë, Nano shton se e kemi kaluar këtë test. Madje vë në dukje se këto ditë nuk ka pasur as vjedhje dhe vrasje, ndërsa tregon më tej se “çfarë pamë nga ky tërmet” përveç tragjedisë së madhe e cila vështirë se do të harrohet.

“Tragjedia e provokuar nga tërmeti duket se erdhi për të na vënë në provë, për të na testuar dhe duket se në njëfarë kuptimi ne e kemi kaluar këtë test dhe shenjë për këtë kanë qenë këto ditë të dhembjes dhe hutimit që u bënë edhe ditë të spektaklit të bukur të solidariteti.

As vjedhje dhe vrasje nuk ka pasur gjatë tre ditëve të fundit, shenjë edhe gangot dhe banditët u kapën prej skrupujsh, u dorëzuan para dhembjes dhe solidaritetit kombëtar. Pati edhe njerëz në rrjetet sociale, atje ku mund të flitet duke e mbajtur fytyrën të fshehur, pati edhe njerëz që nxorën mllef dhe vrerë, që mbollën panik që edhe këto ditë e patën mendjen te lojrat politike apo fetare apo ku di unë se çfarë. Pati edhe njerëz që e patën mendjen te shfaqjet dhe pozat para kamerës që vullnetarizmin e shëndërruan në një garë. Që me të bërë një donacion nxitonin t’ja bënin me dije botës.

Pati edhe politikanë që nuk duruan dhe iu kthyen zanatit të vjetër, kacafytjes, gjuhës së urrejtjes. Pati pra edhe të tillë, por në sy ra më së shumti solidariteti, ishte prekës po a sa edhe vetë tragjedia. Duhet shpresuar që kjo tragjedi të na ketë bërë më të mirë. Ky ishte monolog im për sonte”, shprehet Nano


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

49 minuta ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

1 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago