Telekomi i Kosovës ka njoftuar se nuk është përgjegjës për humbjen e kredisë së numrave që deri me datë 28.11.2019 kanë qenë konsumator të MVNO (Zmobile).
Sipas njoftimit, Z-Mobile është dashur t’i informojë me kohë që pas kësaj date të gjithë konsumatorët do të riktheheni në platformën e VALA-s dhe se mbushjet deri në këtë datë janë përgjegjësi e tyre.
“Për të gjitha këto paqartësi luteni që të drejtoheni dhe të kërkoni llogari në zyrat e ZMOBILE. Vala nuk ka pasur qasje në llogaritë e këtyre numrave, por, në kohën kur numeracioni ka kaluar tek ne, Vala është në dijeni për gjendjen e çdo llogarie Telekomi i Kosovës/Vala ka premtuar dhe siguruar qysh moti se në asnjë moment nuk do të mbeten pa komunikim”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, në momentin e parë që numrat kanë kaluar në platformën e tyre, të gjithë konsumatorët që deri me 28.11.2019 kanë qenë të Z-Mobile kanë pranuar 50GB interent, 150 minuta kombëtar dhe 150 sms e gjithë kjo që të kenë komunikim pandërprerë.
“Telekomi i Kosovës i fton të gjithë këta konsumator që ditëve në vazhdim të paraqiteni në pikën më të afërt të Telekomit që të regjistroni numrin e tyre”, thuhet tutje në njoftim
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…