LAJME

IPK po identifikon edhe policët tjerë që me uniformë shkuan për ngushëllime tek familja Hajrizi

Inspektorati Policor i Kosovës është duke identifikuar edhe policët e tjerë që me uniformë morën pjesë për ngushëllime tek familja e Faton Hajrizit, veprim për të cilin është suspenduar nga puna komandanti i Stacionit Policor në Skënderaj, Muhamet Kajtazi.

Shkuarja për ngushëllime tek familja e Faton Hajrizit, i ka kushtuar me suspendim, komandantit të Stacionit Policor në Skënderaj, Muhamet Kajtazit.

Më të ishin edhe disa zyrtarë të tjerë policor, ndaj të cilëve nuk janë marrë masa e në bazë të një përgjigjeje të IPK-së, kjo është vetëm çështje kohe.

IPK është në proces të verifikimit dhe analizimit të fotografive për të identifikuar zyrtarët tjerë policorë,Inspektorati Policor ka filluar hetim disiplinor nën dyshimin se togeri policor së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese” e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës, hetuesit e IPK-së pritet që në kuadër të angazhimeve për këtë rast të intervistojnë togerin policor e pastaj edhe zyrtarët e tjerë pas identifikimit të tyre.

Këtë vendim të IPK-së e shpjegon avokati Yll Zekaj.

“Sipas IPK-së, veprimet e komandantit të Policisë së Kosovës kanë rënë ndesh faktikisht me, me dispozitat e udhëzuesit për shkelje ligjore, përkatësisht në kuadër të shkeljeve të rënda janë edhe shkeljet diskredituese, e në kuadër të këtyre shkeljeve hynë kryesisht 33 veprime për të cilat për zyrtarët e policisë konsiderohen shkelje të rënda”, ka thënë Yll Zekaj, avokat.

Megjithatë i padrejtë një veprim i tillë i IPK-së po cilësohet nga deputeti Bekë Berisha, që udhëheq edhe komisionin për Siguri.

“Shteti i Kosovës e ka suspendu, një komandant të policisë, veçse ka shku për ngushëllime te një familje fisnike, dhe e ndershme, a mundet me me tregu dikush prej inspektoratit, dhe prej policisë çfarë krimi ka ba një komandant që e ka ba një veprim krejt njerëzor’, ka deklaruar Bekë Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës.

Të dielën e javës së kaluar Faton Hajrizi u varros në fshatin e tij të lindjes, ku u panë edhe numër i madh qytetarësh./RTV Dukagjini


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago