POLITIKE

“Irani do çlirohet më shpejt se sa mendoni”, Netanjahu mesazh iranianëve: Hebrenjtë dhe persët do jetojnë në paqe

Në një kohë kur forcat izraelite janë duke përgatitur terrenin për të mësyrë në Libanin jugor, Benjamin Netanjahu i ka dhënë hov frymës konfliktuale në Lindjen e Mesme përmes një mesazhi që ua ka dërguar qytetarëve të Iranit mesditën e së hënës.

Lideri i Tel Avivit shprehet se më shpejt seç e mendojnë qytetarët në Iran, vendi i tyre do të jetë i lirë.

“Regjimi i Teheranit nuk kujdeset për ju dhe ai po ju tërheq drejt humnerës duke financuar vetëm terrorizmin dhe prodhimin e armëve bërthamore. Kur Irani të jetë më në fund i lirë – dhe ai moment do të vijë shumë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit – gjithçka do të jetë ndryshe. Dy popujt tanë të lashtë, populli hebre dhe ai pers, më në fund do të kenë paqe”, tha kryeministri izraelit, raporton A2.

Më tej, Netanjahu deklaroi se nuk ka vend ku shteti i Izraelit nuk do të shkojë për të mbrojtur qytetarët e tij, duke shtuar se dosjet e regjimit iranian po eliminohen çdo ditë.

“Pyesni Mohammed Daif. Pyesni Nasrallahun. Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse të gjitha paratë që regjimi investon në luftëra dhe armë bërthamore do të investoheshin në edukimin e fëmijëve tuaj, shëndetin dhe infrastrukturën tuaj. Mos lejoni që një grup i vogël teokratësh fanatikë t’i dërrmojë shpresat dhe ëndrrat tuaja. Ju meritoni më mirë. Fëmijët tuaj meritojnë më mirë. E gjithë bota meriton më mirë. E di që ju nuk i përkrahni përdhunuesit dhe vrasësit e Hamasit dhe Hezbollahut, por liderët tuaj i mbështesin. Ju meritoni më shumë. Populli i Iranit duhet ta dijë se Izraeli është me ju. Le të përjetojmë së bashku një të ardhme prosperiteti dhe paqeje”, shtoi më tej Netanjahu.

Deklarata e Netanjahut vjen pak pasi Teherani u kujdes të distancohej nga situata në Libanin jugor, me Ministrinë e Jashtme të Iranit që deklaroi mëngjesin e sotëm se vendi nuk kishte ndërmend të dërgonte trupa atje, duke shtuar se qeveria libaneze ishte e aftë të merrej vetë me Izraelin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago