Zyrtarët iranianë ekzekutuan dje një ish-kampion karateje dhe një trajner fëmijësh, të cilët sipas regjimit në Republikën Islamike dyshohen se “vranë një vullnetar paraushtarak mes protestave mbarëkombëtare” kundër sistemit.
Mohammad Mehdi Karami dhe Seyed Mohammad Hosseini u ekzekutuan me varje të dy, në valën e fundit të dënimeve që synonin të ndalonin demonstratat e përhapura që sfidonin teokracinë e vendit.
Katër persona tashmë janë konfirmuar se janë ekzekutuar si rezultat i protestave që shpërthyen në shtator pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një grua e re që u arrestua nga policia morale e Iranit.
Veç katër të ekzekutuarve me varje, dënim me 26 vite burg ka marrë edhe futbollisti Amir Nasr Azadani, që ishte në protesta për të drejtat e njeriut.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…