Irani zbuloi të martën bazën ajrore “Shqiponja 44”, që ndodhet nëntokë.
“Nëse një shtet rreth nesh ose kudo në botë përdoret si bazë për të na sulmuar neve, ai shtet do të sulmohet rëndë nga ne”, tha Gjenerali Mohammad Bagheri, shefi i Forcave të Armatosura të Iranit.
Në këtë bazë do të ketë dronë, avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi.