Naim Qassem do të jetë drejtuesi i ri i grupit libanez të Hezbollahut.
Lajmi u konfirmua nga televizioni Al Manar, i cili publikon herë pas herë të rejat më të fundit nga lëvizja e armatosur libaneze.
Qassem u emërua drejtues i ri i Hezbollah, pasi ushtria izraelite eliminoi Hasan Nasrallah dhe pasuesin e tij të mundshëm Hashem Safieddine. Më herët ai ka mbajtur detyrën e zëvendës sekretarit të përgjithshëm të grupit.
Në një deklaratë, Hezbollah tha se Qassem u zgjodh në këtë detyrë për shkak të “përkushtimit të tij ndaj parimeve dhe qëllimeve të Hezbollahut”.
Grupi shton se “do t’i kërkonte Zotit të Plotfuqishëm që ta udhëzojë atë në këtë mision fisnik në udhëheqjen e Hezbollahut dhe rezistencës së tij islamike”.
71-vjeçari Qassem është përmendur shpesh si “numri dy” i Hezbollahut. Ai është një nga studiuesit fetarë që themeloi grupin në fillim të viteve 1980.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…