Lideri i Gardës Revolucionare të Iranit kërcënoi të martën se “do t’u vinte flakën” vendeve që Amerika donte aq shumë, duke nënkuptuar Izraelin. Hossein Salami u zotua para mijëra personave që ishin mbledhur në Kerman, vendlindjen e gjeneralit të vrarë Qassem Soleimani.
“Do të hakmerremi. Do t’ia vëmë flakën një vendi që ata pëlqejnë aq shumë dhe të gjithë e dimë se ku është ai vend”, tha Salami, ndërsa turma bërtiste “Vdekje Izraelit!”.
Ndërkohë, po të martën, Parlamenti iranian miratoi një ligj sipas të cilit të gjitha forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara konsiderohen si “terroriste”. Në këtë përcaktim përfshihen të gjithë punonjësit e Pentagonit dhe organizatave të lidhura me të, por edhe efektivët dhe komandantët që urdhëruan vrasjen e Soleimanit.
Ligjvënësit iranianë, gjithashtu votuan për të kaluar rritur me 200 milionë euro fondet e forcave Quds, të cilat drejtonte Soleimani, për të përmirësuar fuqinë e tyre mbrojtëse.