“Dëgjova disa zhurma dhe hyra në dhomën e Markut”. Me këtë fjali nis rrëfimi i rëndë i Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, 23-vjeçarit filipinas që akuzohet për vrasjen makabre të të resë shqiptare Ilaria Sula, ngjarje që ka tronditur Italinë dhe më gjerë.
E pyetur nga autoritetet italiane, fillimisht Manlapaz pretendoi se nuk kishte dëgjuar asgjë, pasi ishte në gjumë në momentin e krimit. Por pas katër orësh marrje në pyetje, ajo ndryshoi dëshminë. Nën presionin e provave, ajo pranoi se kishte ndihmuar të birin në pastrimin e vendit të krimit.
“Unë e ndihmova djalin tim të pastronte njollat e gjakut në shtëpi”, deklaroi ajo për hetuesit.
Vrasja ndodhi në banesën e Mark Samson në Via Homs, Romë, ku viktima, 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, u godit me thikë në fyt për vdekje. Trupi i saj u zhduk për disa ditë, derisa u gjet i braktisur brenda një valixheje në një zonë shkëmbore rreth 40 kilometra larg kryeqytetit italian.
Pikërisht këtu përfshihet edhe roli i nënës. Sipas dyshimeve të prokurorisë, ajo nuk ka ndihmuar vetëm në pastrimin e gjurmëve të gjakut brenda apartamentit, por mund të ketë bashkëpunuar edhe në fshehjen e trupit. Hetuesit po analizojnë mundësinë që ajo ta ketë ndihmuar djalin në mbështjelljen e trupit me një qese të zezë dhe transportimin e tij në valixhe, në vendin ku u gjet.
Dëshmia e nënës është mbështetur nga të dhënat e qelizave telefonike dhe analizat e ADN-së, të cilat tregojnë praninë e saj në pjesë të ndryshme të banesës ku janë zbuluar gjurmë gjaku.
Në rrëfimin e saj, Manlapaz ka pohuar se nuk e kishte pranuar marrëdhënien e të birit me Ilariën, duke theksuar se ajo nuk i përshtatej traditave filipinase. Kjo deklaratë shton edhe më shumë dyshimet mbi rolin e saj në ndihmën pas krimit.
Ndërkohë, Mark Samson e implikoi nënën që në momentin e arrestimit, duke thënë:
“Ishte në shtëpi me mua dhe më ndihmoi të laja gjithçka”.
Më pas, ai u përpoq të ndryshonte versionin, duke pretenduar se kishte vepruar i vetëm.
Babai i autorit, Rik Samson, për momentin nuk është subjekt i hetimeve, pasi ka rezultuar se nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit. Por hetuesit nuk përjashtojnë përfshirjen e personave të tjerë, sidomos për transportimin e trupit dhe tentativat për të fshirë gjurmët.
Autoritetet italiane janë duke verifikuar gjithashtu lëvizjet e autorit përmes celularit të viktimës, të cilin ai e mbajti për një javë pas vrasjes. Të dhënat e mbledhura nuk përputhen me dëshmitë e tij, çka e thellon më tej misterin dhe ngre dyshime mbi bashkëpunëtorë të mundshëm.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…