Shtetasit iranian vazhdojnë në heshtje të mos bien pre e provokimeve nga liderët shtetëror, për të përdhosur flamurin amerikan dhe atë izraelit. Fotoja e fundit që është shfaqur në rrjetet sociale, tregon se si besimtarët që kishin hyrë në xhami për t’u falur, para hyrjes ua kishin shtruar “dy flamuj”.
Mbi flamurin, ishin mbet një palë këpucë, nga dhjetëra sosh, sa besimtarët i kishin lënë anash.
Dyshohet se tentim-përdhosjen e flamurit amerikan dhe izraelit, e nxiti Garda Revolucionare e Iranit në suaza të fushatës së saj anti-amerikane, pas vrasjes së Kazim Sulejmanit, njeriut të dytë më të pushtetshëm në Teheran.
Edhe katër ditë më parë gjatë protestave në Iran studentët nga Teherani shmangën të ecurit mbi flamujt e mëdhenj amerikanë dhe izraelitë të vendosur si propagandë nga Garda Revolucionare në rrugë, me qëllim që këmbësoret dhe automjetet të kalojnë apo shkelin mbi flamujt që sipas regjimit janë të armikut.