Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, po thotë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, duhet të merret në pyetje sa i përket rastit të vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu edhe për punën e fondit të tre 3%.
Kreu i LDK-së, ka reaguar por në një mënyrë që ndoshta nuk është pritur.
“Le të shkojë te doktori e të kontrollohet”, ka thënë Mustafa për Express.
Ish-zv.kryeministri Abazi ka deklaruar ndër të tjera se “nuk ka nevojë për gjykatë speciale për këtë gjë, drejtësia në Kosovë duhet të filloj të veproj”.