Gjermania do t’i vendosë kufizime fuqisë punëtore nga Ballkani, për shkak të numrit të madh të papunëve në vend, shkaku i pandemisë Covid-19.
“Welt am Sonntag” shkruan se kufizimet do të kryhen në bazë të vendimit të vitit 2016 për lehtësimet për qytetarët e Ballkanit
Zëdhënësi i koalicionit CDU/CSU për politika të brendshme në Bundestag, Mathias Middelberg ka thënë për gazetën gjermane se janë në një rënie të madhe ekonomike dhe se tani kanë 600.000 të papunë më shumë sesa para një viti.
“Në një gjendje të tillë, mosndryshimi i rregullores për Ballkanin Perëndimor nuk përbën opsion. Prandaj po bëjmë fushatë për kufizim të qartë të rregullores: dy në vend të pesë vjetëve dhe një kuotë vjetore prej më së shumti 15.000 vetash”, shtoi ai
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…