POLITIKE

Isa Mustafa paralajmëron largimin e Vjosa Osmanit nga partia

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se ka pritur që Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ta drejtojë seancën ku u votua qeveria në krye me Avdullah Hotin.

“Është një vendim dhe përcaktim i saj. Edhe pse nuk pranoi, seanca u mbajt. E vlerësoj drejtimin e seancës sot nga Kujtim Shala si nënkryetar i Kuvendit. Kam pritur që Vjosa Osmani si anëtare dhe nënkryetare e LDK-së do ta drejtojë këtë seancë dhe do ta përkrahë zgjedhjen e Avdullah Hotit, por nuk ndodhi”.

“Nuk shoh arsye që dikush që është anëtar i LDK-së të mos e përkrahë familjen e vet në çastet jetike të saj, sepse edhe ky moment ka qenë jetik për LDK-në dhe Kosovën”.A do të ndërmarrë ai ndonjë veprim karshi Vjosa Osmanit, si kryetar i LDK-së?

“Ne do të diskutojmë në Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesi të LDK-së. Nuk janë çështje që mund t’i anashkalojmë, sepse janë sjellje që nuk janë në harmoni me atë çfarë Statuti i LDK-së thotë për çdo anëtar të LDK-së. Besoj se shpejti do të marrim vendim për këtë”.

“Sot kemi një rast të veçantë dhe nuk dua ta vë në hije duke u marrë me Vjosa Osmanin dhe ata që nuk kanë votuar sot”.

I pyetur se a do të jetë Vjosa Osmani në selinë e LDK-së ku po festohet për qeverinë e re që do të drejtohet nga Avdullah Hoti?

“Meqë Vjosa Osmani nuk ishte në Kuvend, dyshoj që do të jetë edhe këtu. Por, këtu janë ata që e duan LDK-në”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago