Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë vendi tani për tani nuk duhet të shkojë në zgjedhje.
“Momenti i tanishëm me pandeminë Korona nuk na mundëson që ne të organizojmë zgjedhje normale dhe të rregullta. Ky është një faktor shtesë që ne të bëmë përpjekje të nxjerrim një qeveri që ka shumicën në Kuvend dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt”, ka thënë Mustafa në takimin e thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi, në të cilin i ka pyetur liderët se a janë pro një qeverie të re, apo shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Ne jemi të gastshëm që të marrin iniciativën dhe të sigurojmë shumicën nëse neve na ofrohet kjo përgjegjesi”.