Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Msutafa, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka bërë të ditur se ai javën e kaluar ka realizuar një vizitë te krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Sipas Mustafës, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe të gjithë të paraburgosurit e tjerë të cilët po mbahen në Hagë, kanë qenë mirë me shëndet.
“Ishin të mbushur me idealizëm, të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së, të gatshëm për të mbrojtur të vërtetën”, ka shkruar Mustafa në rrjetin e tij social në Facebook.
Për Mustafën trimëria dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e popullatës nga ushtria dhe shteti i Millosheviç’it.
“Mund të jem pajtuar apo të mos jem pajtuar me njërin apo tjetrin për konceptet partiake e të qeverisjes por është e pamohueshme trimëria dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e popullatës edhe kontributi për paqe në Konferencën e Rambujesë, në transformimin e UÇK-së menjëherë pas lufte, në negociatat e Vjenës për shtet të pavarur, në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike”, ka shtuar ai.
“Uroj që nga ky proces, që u iniciua nga konstruksionet e rrejshme ruse-serbe në Raportin e Dick Martit, të fitojë drejtësia”.