POLITIKE

Ish-ambasadori amerikan serbëve: Vetë e keni zgjedhur Vuçiqin, askush nuk ua solli

Cameron Munter, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ka thënë të enjten se “askush s’e ka sjellë në pushtet Aleksandër Vuçiqin, përpos popullit serb”.

Kështu, në rastin e 10 vjetorit të fitores së parë të Vuçiqit në Serbi është shtuar diskursi që “ambasadat perëndimore ia mundësuan fitoren Vuçiqit”.

Një pretendim i tillë për ish-ambasadorin amerikan është veç justifikim për ta arsyetuar mos reformimin e sistemit të drejtësisë si dhe mos anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE).

“Serbët preferojnë të votojnë për ata që e kanë tashmë në pushtet”, ka thënë Manter, raporton Danas, transmeton Express.

“Ju merrni qeverinë që meritoni, askush nuk vendos në emrin tuaj”, ka shtuar ai.

Po ashtu ka shtuar se ka besim që populli serb do të përcaktohet qartë për integrim në Bashkimin Evropian.

Një dekadë më parë, Aleksandër Vuçiq i kishte fituar zgjedhjet në Serbi,

Për gjatë kësaj kohe ka qenë kryeministër e më pas president, pozitën të cilën vazhdon ta mbajë.

Por Serbinë e Vuçiqit raportet e nxjerrin në një nivel ku demokracia nuk është e plotë.

Qasja ndaj opozitës, cenzurimi i mediave si dhe ndërhyrja në sistemin e drejtësisë, janë kritikat më të shpeshta që aktivistët e demokracisë në Serbi dhe perëndim ia paraqesin Vuçiqit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Si ndihmoi inteligjenca artificiale ushtrinë amerikane për të goditur 5500 objektiva në Iran? E zbulon komandanti i SHBA

Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…

24 minuta ago
  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…

5 orë ago
  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

9 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

9 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

10 orë ago