Ish-ambasadori i SHBA-së në Serbi, William Montgomery, ka reaguar pas aktakuzave ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Ai tha se publikimi i aktakuzave është një shembull tjetër i zgjerimit të hendekut në mes të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe sipas tij publikimi i aktakuzës para takimit të caktuar në Washington nuk është e rastësishme.
“Askush nuk do të besojë se është rastësi”, ka thënë Montgomery për Tanjug.