Ish-ambasadori serb në ShBA, Milan St. Protiq ka vlerësuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është reduktuar në një “pazar jashtëzakonisht të pafavorshëm” për Serbinë, në njohjen e heshtur të pavarësisë së Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Perëndimorët mezi e prisnin këtë. Ata e zvarritën, e shmangën, debatuan në mënyrë që i ashtuquajturi Asociacion i komunave serbe të marrë rëndësi dhe peshë maksimale”, ka thënë Protiq.
Ish-ambasadori serb në ShBA ka thënë se formimi i Asociacionit është vendosur si “qëllimi kryesor” dhe interesi kryesor i palës serbe në negociata dhe pyeti se cili është kuptimi i kësaj kërkese.
“Mbrojtja institucionale e jetës serbe në Kosovë, apo tentativë për të krijuar një entitet të veçantë politik? Çfarëdo që të jetë, është e keqe. As i ashtuquajturi Asociacion nuk do të jetë garanci për një të ardhme të ndritur për serbët e Kosovës dhe as me të nuk do të arrihet autonomizimi i Kosovës”, ka potencuar ai njofton Danas.
Sipas tij, kjo nuk do të ndodhë për shkak se fuqia e vërtetë e Asociacionit është në duart e Qeverisë së Kosovës, dhe për shkak se nuk ka kompaktësi territoriale.
Një problem i veçantë dhe shumë i ndjeshëm për formimin e Asociacionit, sipas tij, është edhe reciprociteti i mundshëm për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…
Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…