Serbia's President Aleksandar Vucic attends a news conference during a regional meeting of Western Balkan countries, in Tirana, Albania, December 21, 2019. REUTERS/Florion Goga
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Mal Berisha, ka thënë se Shqipëria me “Mini-Shengen”, po e izolon Kosovën.
Ish-ambasadori, Mal Berisha ka folur për “Mini-Shengenin” që u mbajt në Tiranë.
Berisha theksoi se ky është një deviacion i dukshëm i asaj që quhet demokraci.
Ndërkohë në një lidhje nga Prishtina, gazetarja Blerta Dalloshi raporton reagimet për Mini – Shengenin Ballkanik.
“Pala kosovare ka kërkuar që të mos mbahet Samiti. Pas mbajtjes së takimit nuk ka pasur shumë reagime nga politikanët, por më shumë nga shoqëria, të cilët e kanë quajtur si thikë pas shpine. Kosova nuk ka nevojë për këtë “Mini-Shengen”. Në bisedimet Kosovë Serbi ka pasur shumë marrëveshje që nuk po zbatohen nga Serbia ndaj edhe kjo konsiderohet si hile e Serbisë në të cilën ka rënë pre Shqipëria”, raportoi gazetarja e abcnews.al.
Më tej Berisha shprehet se kjo të çon në dyshime serioze.
“Njerëzit kanë plotësisht të drejtë të jenë të shqetësuar për fatin e kombit. Ky ç’izolim që po i bëhet Serbisë me promotor Tiranën nuk është gjë tjetër vetëm një izolim që i bëhet Kosovës. Përse duhet me kaq nxitim të bëhet Shengeni kur Kosova është ende duke formuar qeverinë”, theksoi Berisha.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…