Shkumbin Demaliaj, ish deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albim Kurti, akoma nuk është përballur me komandantët e UÇK-së.
AI në Pressing të T7, ka folur për mos përfshirjen e veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale.
Sipas Demaliaj, Kurti ka pritur që veteranët të djegin e sulmojnë institucionin në protestë.
Por ai thotë se komandantët nuk janë për të djegur.
Megjithatë, ai thotë se nëse vazhdon sanksionimi nga SHBA-ja e BE-ja dikush duhet ta marrë atë përgjegjësi.
”Nuk është ballafaqu hala me komandantët e luftës. Në asnjë mënyrë, komandantët e luftës nuk janë për ta djegur Kosovën apo për ta sulmuar institucionin, çka pret. Por nëse don një të ardhme sepse dikush duhet me marrë këtë përgjegjësi për këtë dëm edhe këtë sanksionim që është ka i bëhet nga SHBA-ja, Bashkimi Evropian, ndoshta edhe duhet me marrë atë përgjegjësi“, ka thënë ai.
I pyetur nga moderatori i Pressing nëse po kërcënon, ai tha se nuk është kërcënim.
”Nuk jam ka kërcënoj, por nëse vendi kërcënohet atëherë duhet komandantët. Ky nuk është ballafaqu me UÇK-në. Mekanizmi i parë që shprehet pas protestës sepse është dashur me përgadit skenën e sigurisë, del edhe flet për atë luftën hibride sepse ka pritur mos po goditet qeveria”, ka deklaruar ai.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…