LAJME

Avokati Berisha, pas lirimit, kritikon ashpër prokurorin Rasim Maloku: Këlysh i pushtetit, për t’më arrestuar u udhëzua nga ministrja e dështuar Albulena Haxhiu

Avokati Besnik Berisha është deklaruar pas lirimit më vendim të Gjykatës, ku u refuzua kërkesa për paraburgimin e tij. 

Në një intervistë për Nacionalen, Berisha e ka ofenduar rëndë Prokurorin Rasim Maloku, që urdhëroi arrestimin e tij.

Berisha e quajti Malokun “këlysh të pushtetit”, i cili thotë se mori udhëzime për ta arrestuar nga Ministrja Albulena Haxhiu, të cilën e quajti të dështuar.

“Nëse një këlysh i pushtetit, i veshun me petkun e prokurorit të shtetit merr udhëzime nga një ministre e paditur, e pashkollë, e paedukuar, e dështuar në zanatin e vet, patjetër që arrestohet edhe avokati, e në këtë rast është jetësuar, pra nuk ka qenë veç kërcënim. Kështu që, unë jam arrestuar nga një këlysh i pushtetit, i veshur në petkun e prokurorit të shtetit”, tha Berisha.

Berisha thotë se të gjitha këto fjalë ia ka thënë në sy prokurorit Maloku, gjatë një seance e cila ka zgjatur nga ora 19:30 e deri në 4:45 të mëngjesit.

“Rasimin përveç e kam quajtur ahmak, i kam kallëzu qysh i kam thanë Arben Çitakut se çka lypë pika-pika ai, d.m.th. krej këto ia kam thanë në sy. I kam thanë që je idiot, je i padijshëm, i pashkollë, që je servil, që ke marr urdhëra prej pushtetit. I kam thanë qiti provat, qit çka ki. I ka thirrë 20 e ca policë në seancë, e kapi frika mos jemi t’u e incizu, sepse unë kisha dëshirë që seanca të mbahej publike, të ftohen kolegët e të gjitha mediave dhe ta shohin kush është Besnik Berisha, “krimineli” që iu lidhën duart në 6:10 të mëngjesit, me gjithë Njësinë Speciale që më erdhi keq se e kishin lanë Mitrovicën zbrazët dhe i tronditën fqinjtë, që më vjen keq”, tha Berisha për Nacionale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago