POLITIKE

Ish diplomati shqiptar: Shqipëria dhe Serbia po duan ta çarmatosin diplomatikisht Kosovën në prag të samitit Kosovë-Serbi

Ish diplomati shqiptar, Shaban Murati, ka thënë se Rama dëshiron ta çarmatos vëllain e vogël, siç tentoi me 3 korrik, duke thënë se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe pas kësaj Vuçiq deklaroi njësoj, se nuk do të ketë njohje nga Serbia për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Shqipëria dhe Serbia, së pari po kërkojnë ta çarmatosin diplomatikisht Kosovën në prag të samitit Kosovë-Serbi, që do të zhvillohet në Paris në 10 korrik, dhe raundit të ri të bisedimeve, së dyti, Serbia dhe Shqipëria po i bëjnë presion Kosovës që të heqë dorë nga prioriteti numër 1 dhe nga kërkesa themelore për njohjen reciproke si përmbajtje e marrëveshjes përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës.

Më pas, ai thotë se Shqipëria dhe Serbia i bëjnë presion Kosovës të heqë dorë nga shteti i pavarur dhe nga subjektiviteti ndërkombëtar dhe të pranojë statusin kolonial të “krahinës serbe me autonomi maksimale” dhe së katërti, Shqipëria dhe Serbia zerojnë luftën çlirimtare, lirinë, sakrificat, gjakun e popullit të Kosovës gjatë rreth 90 viteve të pushtimit serb, gjenocidin dhe spastrimin etnik nga Serbia në vitin 1999.

Murati ka thënë se Prishtina nuk ka bërë mirë që nuk i është përgjigjur Ramës dhe Vuçiqit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Shqipëria dhe Serbia presion mbi Kosovën.

E kemi qysh nga legjenda e Rozafës, që vëllai i madh e tradhëton të voglin.
Në kohën e sotme, përveç kësaj, duan edhe ta çarmatosin vëllain e vogël, siç tentoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në 3 korrik, kur iu drejtua Kosovës nga Tirana se “Presim që presidenti i Serbisë të njohë Kosovën? Mos i pritni këto! Nuk kanë për të ndodhur kurrë”.
I entusiazmuar nga kjo përkrahje kaq befasuese nga Tirana, presidenti serb Aleksandër Vuçiç amplifikoi sintoninë me kryeministrin shqiptar, duke deklaruar në 4 korrik se “Thonë se po vijnë për të negociuar për njohje të ndërsjellë. Epo, mos ejani fare. Unë nuk vijë të negocioj për këtë. Këtë ua them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë”.
Shqipëria dhe Serbia, së pari po kërkojnë ta çarmatosin diplomatikisht Kosovën në prag të samitit Serbi-Kosovë, që do të zhvillohet në Paris në 10 korrik, dhe raundit të ri të bisedimeve, që do të rifillojnë me ndërmjetësimin e BE në Bruksel. Së dyti, Serbia dhe Shqipëria po i bëjnë presion Kosovës që të heqë dorë nga prioriteti numur 1 dhe nga kërkesa themelore për njohjen reciproke si përmbajtje e marrëveshjes përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës. Së treti, Shqipëria dhe Serbia i bëjnë presion Kosovës të heqë dorë nga shteti i pavarur dhe nga subjektiviteti ndërkombëtar dhe të pranojë statusin kolonial të “krahinës serbe me autonomi maksimale”. Së katërti, Shqipëria dhe Serbia zerojnë luftën çlirimtare, lirinë, sakrificat, gjakun e popullit të Kosovës gjatë rreth 90 viteve të pushtimit serb, gjenocidin dhe spastrimin etnik nga Serbia në vitin 1999.
Nuk mendoj se Prishtina bëri mirë që nuk iu përgjigj edhe presidentit të Serbisë, edhe kryeministrit të Shqipërisë. Nuk mendoj se bëri mirë edhe opozita shqiptare, që zbuloi në 3 korrik se prioriteti i saj diplomatik në vend të njohjes ndërkombëtare të Kosovës qenka turizmi i kosovarëve në Shqipëri.
Tani që ka arritur koha të ndërtohet kështjella diplomatike e zgjidhjes përfundimtare me njohje reciproke të konfliktit Serbi-Kosovë, erërat e helmit fryjnë nga Tirana.
Nuk mund të mos i japësh të drejtë rapsodit shqiptar, që ka kënduar vargjet perlë: “Historia nis nga Buna, ndër tre vellezër dy spiuna”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago