Përveç takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka nënshkruar edhe një marrëveshje sot në vizitën e tij në Paris.
Kryeministri nënshkroi marrëveshjen e cila i mundëson Agjencisë Franceze të Zhvillimit, filialit të saj Proparco, dhe operatorit të asistencës teknike Expertise France, të fillojnë aktivitetin e tyre në Kosovë, njofton Insajderi.
Institucion financiar publik, AFD operon në më shumë se 80 vende duke siguruar fonde për menaxhimin e më shumë se 4000 projekteve të zhvillimit në të gjithë botën.
Në verën e vitit 2018, mandati i Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) u shtri në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja e nënshkruar më 7 korrik përcakton procedurat për krijimin dhe zhvillimin e veprimtarive të AFD në Kosovë.
AFD disponon mjete, veçanërisht grante dhe kredi, të cilat mund t’u akordohen institucioneve publike, bizneseve dhe institucioneve financiare ne kuadër te zbatimit te mandatit te saj të mbështetjes së zhvillimit socio-ekonomik dhe perspektivës evropiane të Kosovës.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…