LAJME

Ish-kancelari i Austrisë dënohet për “dëshmi të rreme”

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz u dënua për dëshmi të rreme në një hetim parlamentar për korrupsionin e dyshuar në mandatin e parë të qeverisë së tij, raporton AP.

Ai u dënua me kusht prej tetë muajsh.

Vendimi u dha pas një gjykimi katërmujor. Është hera e parë në më shumë se 30 vjet që në Austri një ish-kancelar gjykohet.

Ai u dënua për shkak të dëshmisë në një hetim që u fokusua në koalicionin që Kurz drejtoi nga viti 2017 deri në rënie më 2019. Prokurorët akuzuan 37-vjeçarin për dëshmi të rreme në qershor 2020 në lidhje me rolin e tij në krijimin e kompanisë “OeAG”, e cila menaxhon rolin e shtetit në disa kompani dhe vendosi në menaxhimin e saj bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Thomas Schmidt.

Gjykatësi Michael Radastics e shpalli fajtor për deklaratë të rreme për emërimin e bordit mbikëqyrës të kompanisë, por jo për Schmidtin.

Sebastian Kurz, dikur yll në rritje mes konservatorëve në Evropë, dha dorëheqjen në vitin 2021 pas hapjes së një hetimi për korrupsion dhe u largua nga politika. Megjithatë, partia e tij ende udhëheq qeverinë nën kancelarin aktual Karl Nehammer. Aktualisht, janë të dytët në sondazhe përpara zgjedhjeve që priten në shtator.

Kurz erdhi në pushtet me një platformë kundër imigracionit dhe ishte vetëm 31 vjeç kur u bë lider i Partisë Popullore dhe më pas kancelar më 2017.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago