LAJME

Vrasja në Durrës, zbulohet detaji që “tradhtoi” fëmijët në ekzekutimin e të atit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij. A2 CNN mëson se detaji që i ka “tradhtuar” në realizimin e ngjarjes ka qenë telefoni që e kishin harruar në xhepin e viktimës. Për pasojë policisë i rezultonte që viktima ndodhej në shtëpi.

Nisur nga ky detaj, kanë nisur kërkimet në banesë nga ku rezultoi se Pëllumb Meta ishte groposur në kasollen pranë shtëpisë. Makina e tij ishte dërguar nga fëmijët në Sektorin Rinia me qëllim që të dukej si mbytje në det, nga ku policia ka kërkuar për disa ditë, por pa sukses.

Për këtë ngjarje, është arrestuar djali i madh, Hysen Meta 24 vjeç, vajza 19-vjeçarja Hygerta Meta, si edhe djali i vogël Amarildo Meta 22 vjeç. Në hetim është vënë dhe nëna, bashkëshortja e viktimës si person që kishte dijeni për ngjarjen dhe kishte penguar për zbardhjen e saj.

Fillimisht 19-vjeçarja Hygerta Meta dëshmoi para efektivëve të policisë ishte ajo që kishte kryer aktin e rëndë, mirëpo pas hetimeve të bëra nga uniformat blu ka rezultuar se ai që ka shkrepur armën ka qenë djali i shtëpisë, Hysen Meta 24 vjeç.

Njësoj si 19-vjeçarja, edhe vëllezërit kanë dëshmuar se shkak kanë qenë konfliktet e vazhdueshme në shtëpi që arritën kulmin me fejesën pa dëshirë të të resë. Policia konfirmoi se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, por një plan të menduar nga fëmijët e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago