Ish-kandidati për president të Kosovës, Seremb Gjergji, ka thënë se kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës për presidente të vendit do të jetë ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
Në një intervistë për klankosova.tv, ai ka thënë se përkundër dëshirës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt për t’u bërë president, ai nuk do të arrijë t’i plotësojë kushtet për t’i hyrë një gare të tillë.
“Dëshira e Ramush Haradinajt për t’u bërë president është vetëm një dëshirë e partisë së tij sepse dihet që nevojiten minimumi 61 vota për t’u zgjedhur president; ndërsa herën ë parë dhe të dytën nevojiten dy të tretat e votave”.
“Para se të hyjë në garë një kandidat për president, duhet t’i mbledhë 30 nënshkrime nga deputetët, në mënyrë që të ketë mundësi të futet në garë për presidentit”.
“AAK nuk i plotëson këto kushte dhe një prej tyre është se nuk i ka 30 deputetë për t’ia siguruar nënshkrimet.
Sipas tij, nëse PDK futet në koalicion qeveritar, atëherë votat dhe nënshkrimet e LDK-së i merr PDK-ja.
“Kandidat i ardhshëm për president të Kosovës nga radhët e PDK-së do të jetë Vlora Çitaku”.
“Haradinajt mund t’ia japin nënshkrimet vetëm sa për ta plotësuar kriterin e dy kandidatëve sepse Kushtetuta kërkon dy e më shumë kandidatë”.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…