Ish-këshilltari i Avdullah Hotit ia tërheq vërejtjen opozitës: Kthjelluni, Albin Kurti nuk mposhtet me …!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë cak i akuzave dhe kritikave të shumta, nga partitë opozitare.

Ndaj këtyre kritikave, ka reaguar edhe ish-këshilltari i Avdullah Hotit, Visar Berisha, i cili i kritikoi ashpër opozitën. Ai tha se nuk duhet bërë opozitarizëm duke provuar me dekonstru nacionalizmin e Kurtit.

“Kurti nuk fitohet me armët e veta. Opozita e zjarmishme duhet me u kthjellë sahat e para”, shkroi Berisha në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Me goditë Kurtin apo m’i ba opozitarizëm tuj provue me dekonstruu nacionalizmin e tij si atitude, asht me pranue me lujte me lodrat e Albinit, ku populizmi, nacionalizmi apo socializmi e “izmat” tjere jane te preferumet tij.

Kurti nuk fitohet me armet e veta. Opozita e zjarmishme duhet me u kthjelle sahat e para.