Branislav Nikoliq, i cili më parë kishte qenë këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka arritur ta sigurojë një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Nikolic ka arritur të marrë 14 mijë e 467 vota në kuadër të Listës Serbe duke arritur të bëhet deputet në legjislaturën e shtatë.
Ai kishte punuar si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi që nga viti 2016. Të njëjtin, para se të emëronte si këshilltar të tij, Thaçi e pati emëruar si anëtar të bordit në postë. Mirëpo më pas, Thaçi kishte marrur vendim që ta shkarkoj Nikoliqin, pasi që dyshohet se ishte pjesë e BIA-s.
Zyra e Presidentit në njoftimin për shkarkimin e tij është arsyetuar se nuk kishte qenë në dijeni se Nikoliq kishte qenë në Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA), shkruan Insajderi.
“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të z. Branislav Nikolic në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media. Përkundër kësaj, Zyra e Presidentit i merr seriozisht raportimet e mediave për përfshirjen e mundshme z. Nikolic në aktivitete të dyshimta, qofshin ato të natyrës kriminale ose që cenojnë sigurinë kombëtare. Nisur nga parimi i respektimit të ligjit dhe për t’i dhënë hapësirë autoriteteve të sigurisë që të kryejnë hetime të pavarura për këtë rast, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, ka liruar sot nga detyra e Këshilltarit Politik, z. Branislav Nikolic”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentit.
Bratislav Nikoliq kishte qenë anëtar i SLS-së për t’iu bashkuar partisë tjetër serbe në Kosovë, Listës Serbe.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…