Një ish-komandant çeçen i kërkuar nga Ukraina për krime lufte të kryera vitin e kaluar, po drejton përpjekjet ruse për ndihmë pas tërmetit në Turqi.
Daniil Martynov ishte në disa lokacion në Ukrainë vitin e kaluar në javët e para të pushtimit rus. Ai mendohet se është i afërt me liderin çeçen Ramzan Kadyrov dhe është parë në disa video me të, raportoi CNN.
Në ditët e fundit, ai ka dhënë intervista për mediat ruse nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, pasi u caktuar vjet si këshilltar në Ministrinë e Situatave Emergjente.
Autoritetet po punojnë për të shpëtuar të mbijetuar nga rrënojat e tërmetit 7.8 ballë që goditi të hënën. Dhjetëra shtete kanë dërguar trupa për të ndihmuar në përpjekje, përfshirë Kosovën.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka thënë se Martynov ka kryer krime serioze lufte në qytetin Borodianka.