POLITIKE

Ish-komandanti i FSK’së: Rrëmbimi i tre zyrtarëve policorë, është nxitje për luftë – të jemi gjakftohtë

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati deklaroi se rrëmbimi i sotëm i tre zyrtarëve policorë është nxitje lufte nga ana e Serbisë.

Sipas tij, institucionet duhet të përdorin të gjitha mjetet diplomatike për të kërkuar kthimin e policëve të rrëmbyer nga Serbia.

Kastrati tha se tre zyrtarët policorë janë marrë në territorin e Kosovës.

“Sipas deklaratës së policisë, ata kanë hyrë brenda dhe i kanë marrë këta tre zyrtarë. Kjo është faktikisht nxitje lufte ose revanshim… Absolutisht është nxitje nga ana e Serbisë, është nxitje lufte. Nuk shoh tjetër gjë. Ata kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe i kanë marrë këta tre zyrtarë”, deklaroi Kastrati.

Më tej, Kastrati shtoi se Kosova duhet të përdorë mjetet diplomatike për të kërkuar që zyrtarët policorë të kthehen në Kosovë.

“Institucionet duhet të bashkëpunojnë me KFOR-in, me Ministritë e Punëve të Jashtme, me kërkuar që ata të kthehen në Kosovë. Ne nuk mund të veprojmë, tash për tash në mënyrë tjetër. Unë nuk shoh zgjidhje tjetër. Por, duhet të bisedohet. Serbia dëshiron luftë, por ne duhet të jemi të vëmendshëm, duhet të jemi gjakftohtë. Dhe duhet të përdorim mjetet diplomatike”, u shpreh Kastrati.

Për rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë reagoi edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas tij, kjo është hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit Millun Millenkoviq-Lune. Po ashtu, në reagimin e tij, Kurti theksoi se Policia e Kosovës është treguar e vetëpërmbajtur javët e fundit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

39 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago