Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka bërë thirrje që trupat britanike të vendosen në kufirin e Ukrainës si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje.
Në një intervistë për gazetën The Telegraph, Johnson sugjeroi se përgjegjësia për ruajtjen e linjave të mundshme të armëpushimit duhet të jetë një përpjekje evropiane që përfshin forca paqeruajtëse nga disa vende.
“Unë nuk mendoj se duhet të dërgojmë trupa luftarake për t’u përballur me rusët”, tha ai për podcast-in mbi Ukrainën të gazetës.
Ai gjithashtu tha se vendet e NATO-s duhet të “përcaktojnë se çfarë lloj garancish sigurie” janë të përshtatshme për Ukrainën si pjesë e negociatave për paqe.
“E vetmja gjë që funksionon me të vërtetë është garancia sipas Nenit 5 të NATO-s, e cila ka ruajtur paqen në Evropë për 80 vjet”, tha ai.
Neni 5 është një angazhim politik nga anëtarët e NATO-s për të ndihmuar çdo anëtar të aleancës, sovraniteti ose territori i të cilit sulmohet.
Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës në NATO menjëherë pas pushtimit rus në vitin 2022 – por disa nga anëtarët kryesorë të aleancës druhen se një veprim i tillë mund t’i përfshijë ata në luftë me Rusinë.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…