KRYESORE

Ish-kryeministri britanik: Putin më kërcënoi me sulme

“Për një sulm raketor na mjafton një minutë”. Kjo fjali, sipas ish-kryeministrit britanik Boris Johnson, i është thënë gjatë një bisede plot tension nga presidenti rus Vladimir Putin në shkurtin e vitit të kaluar, pak ditë para se kreu i Kremlinit të urdhëronte pushtimin e Ukrainës, nën petkun e “Operacionit Special”.    

Në një intervistë për BBC, Johnson kujtoi që gjatë asaj telefonate kishte paralajmëruar liderin rus për pasojat e jashtëzakonshme që një konflikt në Ukrainë do të kishte në Europë, si dhe për reagimin  e pashmangshëm të komunitetit ndërkombëtar që do të izolonte Moskën ndërkombëtarisht, me sanksione që do të rrënonin ekonominë e saj.

Sipas britanikut, të gjithë këto masa nuk duket sikur i bënin përshtypje së tepërmi Putin, i cili pyeste më së shumti nëse Ukraina do të anëtarësohej së shpejti në NATO.

Boris Johnsson morri postin e kryeministrit britanik në korrikun e vitit 2019, duke e lënë rezidencë në Downing Street në shtatorin e vitit 2022.

Johnson ishte një nga liderët perëndimorë me përkrahës me presidentin ukrainas Volodymyr  Zelensky, të cilin e ka vizituar dy herë në Kiev gjatë konfliktit, me Londrën që është një nga kontribuuesit më të mëdhenj për ushtrinë e Kievit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…

36 minuta ago
  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

4 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

4 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje të autobusit duke u djegur në Friburg të Zvicrës, dikush bërtet në gjuhën shqipe “o e ka djeg vetën”

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…

8 orë ago