Aleksandër Vuçiç është një kukull në duart ruse, ai është një i nënshtruar ndaj vullnetit të presidentit rus, Vladimir Putin.
I këtij mendimi është, “, Zoran Zhivkoviç, ish-kryeministri i Serbisë pas vrasjes së Zoran Gjingjiç dhe kishte shërbyer nga viti 2003 deri në vitin 2004.
Ai në një intervistë për italianen “Ilfattoquotidiano.it” shprehet se ndikimi rus është i dukshëm në “regjimin serb”.
Për të, Vuçiç në këtë mënyrë po e çon vendin në kaos të nxitur nga nacionalizmi i brendshëm.
“Një situatë e cila, rrezikon hyrjen e Beogradit në Bashkimin Evropian, edhe në kushtet e një situate shumë delikate në marrëdhëniet me Kosovën”, thotë ish-kryeministri serb.
Sa i takon kësaj të fundit, ai ende vijon ta konsiderojë si “humbje” edhe pse pranon se lufta e 1999-s lindi nga politikat e sëmura dhe të pakuptimta të ish-diktatorit serb, Sllobodan Millosheviç.
Sipas Zhivkoviç, e vetmja zgjidhje që do të garantonte paqen e përjetshme ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në atë territor është “ndarja e veriut të Kosovës”.
Në vijim të intervistës për çështjen e Kosovës, ai thekson se një tjetër dëshmi e gënjeshtrave të Aleksandër Vuçiçit është edhe vendimi i shumë serbëve për dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
“Ai me dekada ka thënë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por përfaqësuesit e partisë së tij janë të pranishëm në vetë institucionet zyrtare të Kosovës. Ata deri dje kanë mbajtur rolin e ministrave dhe deputetëve dhe kanë qenë të pranishëm edhe në shumë poste të tjera shtetërore”.
“Braktisja e këtyre institucioneve është një lëvizje propagandistike që duhet të konfirmojë përrallën e ‘patriotizmit’ të Vuçiçit dhe pengut të tij”.
Kur flasim për gënjeshtrat, një tjetër është edhe ajo e “shpërthimit të një lufte të re”.
“Është një shfaqje tjetër e Vuçiçit me të cilën ai përpiqet të bindë qytetarët e Serbisë se jemi të kërcënuar, por se do të na mbrojë dhe do të na shpëtojë nga çdo e keqe. Nuk do të ketë luftë, ai e di se do të ishte një konflikt i armatosur jo kundër Kosovës, por kundër NATO-s dhe këtu humbja është e pashmangshme”.
Kështu Zhivkoviç shprehet se, kjo nuk do t’i sjellë asgjë të mirë Serbisë dhe as serbëve në Kosovë.
Sa i takon të qeverisjes serbe, ish-kryeministri i atij vendi ravijëzon se zgjedhjet parlamentare janë një farsë me mashtrime elektorale dhe prapambetje.
Ai vijon me akuza ndaj qeverisë duke e cilësuar si një konglomerat apologjetësh të Vuçiçit pa karakter apo aftësi të nevojshme.
“Gjyqësori është nën kontrollin e tij, larg të qenit i pavarur dhe kjo vlen edhe për institucionet e tjera shtetërore. Kontrolli i regjimit mbi median është mbizotërues. Mediat me gënjeshtrat e tyre ndihmojnë diktatorin të gënjejë dhe për pasojë të mashtrojë qytetarët”.
E me gjithë këto akuza, Zhivkoviç thotë se Serbia nuk do të hyjë kurrë në BE në këtë mënyrë.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…