BOTA

Ish-presidenti francez Sarkozy shkon në burg

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është dërguar në qelinë e tij për të filluar vuajtjen e dënimit me 5 vite burg, pasi u shpall fajtor për konspiracion lidhur me financimin e fushatës së tij zgjedhore me para nga diktatori libian Muammar Gaddafi.

Ai është ish-presidenti i parë francez që shkon në burg që pas udhëheqësit kolaboracionist nazist të Luftës së Dytë Botërore, Philippe Pétain, i cili u burgos për tradhti në vitin 1945.

Sarkozy, i cili udhëhoqi Francën nga viti 2007 deri në 2012, ka apeluar kundër vendimit të gjykatës në burgun La Santé, por do të duhet të presë për vendimin e apelit pas hekurave.

Më shumë se 100 persona qëndruan jashtë burgut për të treguar mbështetje, pas thirrjes së djalit të tij, Louis Sarkozy.

Sipas mediave franceze, ish-presidenti do të qëndrojë në një qeli me sipërfaqe rreth 9 metra katrorë, në krahun e izolimit të burgut historik La Santé, i ndërtuar në shekullin e 19-të.

Nicolas Sarkozy, 70 vjeç, ka thënë se nuk dëshiron trajtim të veçantë, megjithëse është vendosur në seksionin e izolimit për sigurinë e tij, pasi të burgosurit e tjerë janë trafikantë droge të njohur ose janë dënuar për vepra terroriste.

Më 25 shtator, Gjykata Penale e Parisit e dënoi ish-presidentin me pesë vjet burg, pasi u shpall fajtor për lejimin me vetëdije të kolegëve të tij, Claude Guéant dhe Brice Hortefeux, të takoheshin në Tripoli me një zyrtar të lartë të regjimit të Gaddafit për të diskutuar financimin sekret të fushatës presidenciale të vitit 2007.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago