Ish-presidentja e Kroacisë: E nderuar ta takoj Dua Lipën, jam krenare me të

Ish- presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitaroviç, ka përshëndetur të gjithë shqiptarët, ndërsa ka theksuar se ndihet e nderuar ta ketë takuar personalisht këngëtaren e famshme me origjinë nga Kosova, Dua Lipën.

Kitaroviç e Lipa janë takuar bashkë në ceremoninë tradicionale të ndarjes së çmimeve në Këshillin Atlantik në Washington, ku kjo e fundit është nderuar me çmimin – “Çmimin e Lidershipit të Dalluar”, ndërkohë që ish presidentja kroate ka thënë se ndihet krenare për prejardhjen e Duas.

“Krenare me origjinën e saj. E përulur në lavdinë e saj. Fisnike në dashurinë ndaj kombit të saj”, ka shkruar ish- presidentja kroate në një postim në llogarinë e saj të Instagram-it.

“Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë kosovarët dhe kroatët anembanë botës. Jam e nderuar që kam takuar këtë artiste dhe aktiviste të shquar, zëri i fuqishëm i të cilës për lirinë dhe femrat, dëgjohet kudo”, ka shtuar Kolinda në postimin e saj.