KRYESORE

Ish-shefi i AKI-së shpallet fajtor edhe në rigjykim për rastin “Gylenistët

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor edhe në rigjykim dhe e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi i akuzuar në rastin e njohur si “Gylenistët”, ka raportuar “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë rast, Driton Gashi në cilësinë e shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), akuzohej se ishte angazhuar drejtpërdrejt në dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova duke shkelur procedurat ligjore.

Aktgjykimi u shpall të martën. Gjykatësja Namani-Hajra tha se Gashi dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim dhe ndaj tij u shqiptua edhe dënimi plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike për 4 vite, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Driton Gashi ishte dënuar më 2023 me katër vjet e tetë muaj burgim, por në fund të vitit 2024, Apeli e ktheu rastin në rigjykim lidhur me pikën 1 të dispozitivit, ndërsa vërtetoi lirimin e dy të akuzuarve të tjerë në këtë rast. 

Bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale më 24 shkurt 2021, Gashi ka keqpërdorur detyrën zyrtare në mënyrën që Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka rekomanduar revokimin e lejeve të qëndrimit për Cihan Ozkanin, Yusuf Karabinën, Kahraman Demirezin, Hyseyn Demirin dhe Mustafa Erdenin si dhe për mosdhënien e lejes për Osman Karakaya, me arsyetimin se ata paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

Pasi u dëbuan, 6 shtetasit turq u gjykuan në Turqi, me pretendimin se i përkisnin organizatës së shpallur terroriste nga ky vend, FETO.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago