FOTO&VIDEO

Bordi i Paqes me faqe zyrtare në internet, shfaqet flamuri i Shqipërisë dhe Kosovës

Pasi në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u inaugurua Bordi i Paqes, për situatën në Gaza, për këtë bord është hapur edhe faqe zyrtare në internet.

Në faqe janë renditur edhe flamujt e 28 shteteve, që janë pjesëmarrëse në Bord. Mes flamujve është edhe i Shqipërisë dhe Kosovës. Madje, flamuri shqiptar vjen menjëherë pas atij amerikan.

Sipas renditjes, anëtare të Bordit të Paqes janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bahreini, Bjellorusia, Bullgaria, Kamboxhia, Egjipti, El Salvador, Hungaria, Indonezia, Izraeli, Jordania, Kazakistani, Kosova, Kuvajti, Mongolia, Maroku, Pakistani, Paraguay, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani dhe Vietnami.

Në fillim të faqes, thuhen edhe parimet kryesore të këtij Bordi:

Duke shpallur se paqja e qëndrueshme kërkon gjykim pragmatik, zgjidhje me mendje të shëndoshë dhe guximin për t’u larguar nga qasjet dhe institucionet që shumë shpesh kanë dështuar; Duke njohur se paqja afatgjatë zë rrënjë kur njerëzit fuqizohen të marrin pronësi dhe përgjegjësi mbi të ardhmen e tyre;

Duke pohuar se vetëm një partneritet i qëndrueshëm dhe i orientuar drejt rezultateve, i mbështetur në barra dhe angazhime të përbashkëta, mund të sigurojë paqen në vende ku ajo ka qenë për shumë kohë e paarritshme;

Duke shprehur keqardhje që shumë qasje ndaj ndërtimit të paqes nxisin varësi të përhershme dhe institucionalizojnë krizën në vend që t’i çojnë njerëzit përtej saj;

Duke theksuar nevojën për një organ ndërkombëtar më fleksibël dhe më efektiv për ndërtimin e paqes; dhe

Duke vendosur të krijojnë një koalicion shtetesh të gatshme të përkushtuara ndaj bashkëpunimit praktik dhe veprimit efektiv,

Të udhëhequra nga gjykimi dhe duke nderuar drejtësinë, Palët miratojnë me këtë Kartën për Bordin e Paqes.

Po ashtu, në faqe shpjegohet edhe misioni i Bordit të Paqes për Gazën.

“Bordi i Paqes është një organizatë ndërkombëtare që synon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisjen e besueshme dhe të ligjshme, si dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti. Bordi do të ndërmarrë funksione të tilla të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe siç mund të miratohen në përputhje me këtë Kartë, përfshirë zhvillimin dhe shpërndarjen e praktikave më të mira që mund të zbatohen nga të gjitha shtetet dhe komunitetet që kërkojnë paqe”, shkruhet në faqe.

Brenda faqes së internetit janë dhe fotografitë e liderëve, të vendeve që marrin pjesë te Bordi i Paqes, ku Rama renditet pranë Trump.

Brenda në faqe, lexuesit mund të gjejnë më tepër informacion sa i përket anëtarëve të Bordit të Paqes, anëtarëve të Bordit Ekzekutiv, anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të Gazës, si dhe Zyrës të Përfaqësuesve të Lartë të Gazës.

Po ashtu, renditen edhe vendet që do të kontribuojnë financiarisht për këtë Bord. Shqipëria e Kosova do të ndihmojmë me trupa ushtarake në Gaza, me qëllim për të sjellë paqe në një rajon tepër të dëmtuar nga lufta.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago