Ndërsa kërkimet në det, vijojnë për gjetjen e gjashtë personave të zhdukur, hetuesit po hedhin dritë me shkaqet që çuan në tragjedinë e anijes me vela që u fundos të hënën në mëngjes në brigjet e Palermos në jug të Italisë.
Shumë aspekte janë për tu qartësuar, e një ndër hipotezat është edhe ajo e gabimit human, por, siç thonë inxhinierë të anijeve, super jahti kishte të gjitha mundësitë për ti rezistuar erërave të forta, rrufesë por edhe dallgëve të mëdha.
E përditshmja italiane ‘’Corriere della Sera, raporton grupi i pronarëve që kanë ndërtuar anijen me vela në vitin 2008, pretendon se nga ajo c’ka është gjetur direku nuk është thyer, nuk ka rrjedhje, kapakët janë të mbyllur dhe dritaret nuk janë thyer. Por hipotezat pasojnë njëra tjetrën, dhe një tjetër është edhe ajo e alarmit të motit dhe ankorimit në port.
Tashmë hipoteza po kërkohen nga shumë eksperte jo vetëm në Itali, por edhe në Britani e Amerikë, madje ‘’Financial Times’’ ngre dyshime për pozicionin e dërrasës kryesore poshtë anijes që mban të balancuar qëndrueshmërinë e varkës.
Ndërsa e përditshmja italiane Messaggero shkruan se nëse penda që mban ekuilibrin do të kishte rrezikuar balancën e varkës, në përgjithësi kapitenët e jahteve me vela përpiqen të largohen nga zona e rrezikut pas alarmit, por në këtë rast nuk ndodhi, dhe kjo është një nga pyetjet që hetuesit duhet të përpiqen ti përgjigjen, dhe këtu lind hipoteza e gabimit njerëzor.
Një tjetër hipotezë edhe është ngritur nga ish shefi i shtabit të marinës italiane që dyshime hedh tek kapakët e hapur pasi sipas tij një anije e kompletuar e moderne nuk fundoset kaq shpejt. Mediat italiane kanë transmetuar filmimet e çastit të fundosjes se velieres me flamurin anglez, një video që ka vështirësi në pamje për shkak të motit por ku dallohet drita e direkut e cila lëkundet e pas disa sekondash zhduket.
Ndërkohë 15 persona u shpëtuan si pasojë e katastrofës, gjashtë persona janë ende të zhdukur, mes tyre miliardern MIke Lynch, vajza e tij 18-vjeçare Hannah, shefi i bankës “Morgan Stanley” dhe avokati i Lynch në procesin gjyqësor në SHBA Christopher Morvillo dhe bashkëshortja e tij.