Mercedes S-350, model 1995, i ngjashëm me atë të ministrit shqiptar
Një ministër shqiptar ka bërë një vizitë zyrtare në Greqi në vitin 1999 me një Mercedes të vjedhur në Itali. Ngjarja e pazakonte është zbuluar nga media greke ‘Protothema’, e cila zbulon detaje nga ngjarja, me protagonist ish-ministrin e Brendshëm të kohës Spartak Poçin.
Në këtë shkrim tregohet, kur Poçi bashkë me delegacionin e tij kanë shkuar për një vizitë zyrtare në Athinë, me homologun e tij në atë kohë.
Ministri shqiptar udhëtoi për në Greqi nëpërmjet pikës kufitare të, Follorinës, me një mjet luksoz, Mercedes S-350, po ky i fundit rezultoi se ishte i vjedhur në Itali.
Spartak Koçi vizitoi Athinën zyrtare pak para Krishtlindjeve të viti 1999. Ndërsa Poçi kishte kaluar pikën doganore, efektivët kishin pasur dyshime për mjetin se mund të ishte i vjedhur, por para se të ndërmerrnin veprime, sipas medias greke, kanë komunikuar me ministrin e brendshëm grek, ku i kanë shprehur dyshimet.
Më pas ministrit shqiptar i ishte ofruar një ndalesë e shkurtër dhe një kafe, ndërsa i ishte thënë se mjetit do t’i kryhej një kontroll rutinë. Poçi kishte pranuar, dhe pas verifikimit dyshimet kishin rezultuar të sakta. Makina ishte e vjedhur në Itali.
Ata informuan menjëherë Ministrin e Rendit Publik Michalis Chrysochoidis. Urdhri që morën ishte të mos përmendnin asgjë, derisa zyrtari shqiptar shkoi në Athinë, u kryen takimet me grekët dhe u nënshkruan protokollet përkatëse të bashkëpunimit.
Në fund të vizitës zyrtare, autoritetet policore greke njoftuan Spartak Poçin se makina ishte e vjedhur në Itali në 1996. Të habitur pala shqiptare deklaruan se nuk dinin asgjë për këtë çështje, duke shprehur habinë e tyre dhe kundërshtimet.
“Nuk është e vjedhur, është hetuar nga shërbimet kompetente’, këmbënguli një nga anëtarët e rrethit të Poçit.
Por zyrtarët grekë u komunikuan provat se mjeti me të cilin kishte ardhur ishte i vjedhur, dhe se do duhej që të mbahej në Greqi për t’iu kthyer më pas pronarit.
Pas kësaj Poçi dhe delegacioni i tij janë kthyer në Tiranë përmes aeroportit, ndërsa mjeti i është dorëzuar pronarit italian.
Poçi thuhet se kishte kërkuar që kjo ngjarje të mos bëhej publike për disa kohë. Kjo ishte respektuar nga autoritetet greke, dhe 5 ditë më vonë ishte bërë publike, duke marrë vëmendjen edhe të mediat ndërkombëtare.
Kjo ngjarje është e rrëfyer nga ish- zyrtari i policisë, Panos Sombolos, i cili ishte prezent në këtë ngjare, në një libër të botuar në greqisht.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…