FILE PHOTO: Turkish President Tayyip Erdogan attends a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (not pictured) at the Chancellery in Berlin, Germany, November 17, 2023. REUTERS/Liesa Johannssen/File Photo
Pas gati 22 vitesh, partia e Erdogan bie nga 44% në 37%, duke kaluar në vendin e dytë. Rexhep Tayip Erdogan po përballet me një skenë krejtësisht të ndryshme politike pas përmbysjes së zgjedhjeve lokale, vetëm një vit pas zgjedhjes së tij të tretë si president i Turqisë.
Humbja e Stambollit dhe dy bashkive të tjera të mëdha të vendit, Ankarasë dhe Izmirit, por mbi të gjitha rënia e madhe elektorale e partisë AKP, e cila në bazë të rezultateve krahasuese është në vendin e dytë, tregon se presidenti Erdogan tani nuk është “i paprekshëm”.
Ai tashmë ka përballë një kundërshtar shumë të fortë, Ekrem Imamoglu , i cili megjithë dobësitë dhe copëzimin e opozitës, arriti t’i japë për të dytën herë Erdogan ‘një goditje politike’ duke fituar Bashkinë e Stambollit.
Në një betejë, të cilën Erdogan zgjodhi ta luftojë vetë si kreu i partisë së tij, duke dashur të nënvizojë rëndësinë e betejës së Stambollit për përparimin e vendit nën udhëheqjen e tij.
Rezultatet tani ‘minojnë imazhin politik’ të Erdoganit dhe paraqesin sfida serioze për të për hapat e tij të ardhshëm, që janë rishikimi i Kushtetutës dhe ndoshta zgjedhjet e parakohshme për të kërkuar një mandat tjetër pas vitit 2028.
Me faktet e reja, të konsoliduara në skenën politike të Turqisë, Erdogan vështirë se do të mund të fitojë një referendum për ndryshimin e Kushtetutës dhe do të duhet të kërkojë aleanca të reja me partitë dhe forcat e hapësirës konservatore nacionaliste dhe islamike për të pasur ndonjë shpresë për ndryshim.
Kjo ka të ngjarë ta çojë atë drejt politikave të ashpra dhe agresive, megjithëse siç rezulton “thembra e tij e Akilit” ishte ekonomia pasi ai nënvlerësoi pasojat e inflacionit të lartë në shtresat popullore që përbëjnë bazën zgjedhore.
Dilemat për liderin turk do të jenë të shumta tashmë, pasi çdo anashkalim i politikës ekonomike “ortodokse” të ndjekur nga ministri i Financave Simsek për të vijuar me përfitime dhe rritje pensionesh do të çonte sërish në rrëzimin e ekonomisë turke.
Dhe tani Erdogan konstaton se “recetat” që ai ka ndjekur në 22 vitet e fundit për të zbutur opozitën dhe gjithashtu pakënaqësinë e disa shtresave shoqërore, tashmë nuk bëjnë më punë.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…