Nga Keze Kozeta Zylo
Në një të shtunë të bukur dhe historike në ishullin e Staten Island, New York, u mblodhën shqiptarët në ceremoninë zyrtare dhe festive në pagezimin e një rruge me emrin e burrështetasit të madh Ismail Qemalit. Ati i Pavarësisë së shtetit shqiptar u përjetësua në një rrugë në Sea View e cila pritet me “Father Capoddano” Bulevard.
Ndërsa shihja nga skena oqeanin, dallgët e tij dukej sikur sillnin këngën labe aq të njohur si: Cili je ti more burrë që na vjen nga Shqipëria/ Une jam Ismail Qemali/ mbrapa më vjen historia.
Të vish si Diasporë gjer në këtë ditë historike më duhet të pohoj si anëtare e grupit organizativ se nuk ka qenë aq e lehtë sa duket për nismëtarët atdhetarë si z. Naser Nika.
Dr. Bari Ceka, doktori i 27 mijë pacientëve, Këshilltarin e Bashkisë së Nju Jorkut David Carr. Ata bashkë me grupin organizativ ia arritën qëllimit, sepse emëruesi i përbashkët tek të gjithë shqiptarët dhe bij shqiptarësh është dashuria për Atdhe e për Flamur! Kur dëgjova se Ismail Qemal Vlora do të vendosej pranë Father Capoddano” Bulevard këu në Amerikë u magjepsa dhe lotova: sepse historitë për Atdheun janë si dy pika uji kudo në botë. Prifti At Capoddano u vra në një fushë beteje në Vietnam duke mbrojtur marinsat e Shteteve të Bashkuara. Në betejë dhe nën zjarr, u jepte kurajo nën stres të madh dhe në fund e vranë dhe vdiq me ta. Të dy burrat e mëdhenj At Capodanno me origjinë Italian dhe Ismail Bej Vlora vdiqën për trojet e tyre!
Programi artistik me përgatitje dhe udhëheqës nga z. Qemal Zylo u moderua plot profesionalizëm, kulturë, elekuencë në shqip dhe në anglisht nga zonja simpatike, gazetarja e njohur Kozeta Turishta dhe artisti plot të ardhme Bledar Maqellara.
Ceremoninë dhe këtë ditë historike e bekoi Imam Tahir Kukaj i cili është zgjedhur si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju Jorkut ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin.
Përshëndetën Kryegjyshi Botëror i sektit të Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Dy Hymnet Kombëtare: Amerikan dhe Shqiptar u interpretuan në shqip nga sopranoja e shquar Dëshira Ahmeti Kerliu që ka debutuar me koncerte në skena të ndryshme të botës dhe drejtuese e programit artistik për Alba Life. Hymni Amerikan u interpretua nga Dea Kërliu nxënëse në La Guardia një nga shkollat më të njohura në botë për art dhe muzikë. Hymnet u shoqëruan me parakalimin e punonjësve te polisicë së NY-ut, American Albanian Law Enforcement Association, me president z. Elton Shametaj.
Në fillim përshëndeten nismëtarët si z. Naser Nika dhe Dr. Bari Ceka, Këta dy zotërinj bënë të mundur që kësaj rruge në Staten Island, New York t’i vendoset emri: ISMAIL QEMALI.
I ftuar i nderit ishte nipi i Ismail Qemalit që kishte ardhur nga larg Qamil Vlora i cili u mirëprit me plot emocion nga pjesëmarrësit.
Pjesëmarrësit i përshëndetën gjithashtu Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Washington Floreta Faber, Z. David Carr këshilltari i shtetit të Nju Jorkut i cili bëri të mundur ligjerisht t’i vendoset emri kësaj rruge, Kryetari i Bashkisë së Prishtinës arkitekt Përparim Rama, Vito Fosella President i Staten Island.
Në emër të Vatrës përshëndeti Z. Elmi Berisha Kryetari i Federatës PanShqiptare Vatra, organizates më të Vjetër shqiptare dhe më jetë gjatë.
Z. Dritan Matraku, kryetari i Shoqatës Bijtë e Shqipes përshëndeti në emër të saj.
Diskutante të tjerë ishin Kozeta Zylo, Dr. Paulin Marku.
Z. David Carr iu dha mirënjohje kryetarëve të Komunave Malishevë e Skënderaj, Ekrem Kastrati e Fadil Nura. Njëkohësisht u vlerësuan si Dr. Bahri Ceka, Përparim Rama, Shpetim Qorraj, Hekuran Duka, Faik Nika, Kastriot Blakaj, Dash Miftari, Agim Kotaj, Ruki Hajdari e shumë të tjerë.
Ndër personalitetet e shquara ishin Xhim Xhema, kryetar shoqatash, aktivistë të shumtë, media si gazeta Dielli me editor Sokol Paja, Botuesi i gazetës “Illyria” Vehbi Bajrami së bashku me bashkëshorten e tij menageren e gazetës zonjën e nderuar Gena Bajrami.
Politikanë të shumtë morën pjesë dhe përshëndetën si: Kongresistja Nicole Malliotakis, Prokurori i Qarkut të Richmond County z.Michael E. McMahon, znj.Kamilla Hanks, Sam Pirozzolo etj.
Vito Fosella Presidenti i Staten Island vendosi partneritet mes Staten Island dhe Komunës së Prishtinës. Zoti Fosella nderoi z. Përparim Rama me Proklamatë vlerësimi.
Përshëndetje e veçantë erdhi nga kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti.
Aktorët e mirënjohur shqiptare si Shaban Lajqi, Tom Gjergji, Agim Rugova, interpretuan “Shpallja e Pavarësisë”, në nderim të figurës së ndritur të Kombit Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Luigj Gurakuqi.
Të pranishmit u argëtuan me një program të pasur të nxënësve të Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit si me këngën “Do të rrojë Shqipëria dhe me, Vallja e Tropojes, Vallja e Tiranës, Vallja e Bariut përgatitur nga mësueset e shkollës, nxënës të talentuar dhe stafi si: znj. Elona Shkreta, Entela Muda, Anxhela Alushaj, Fatlinda Gashi, Gela Bulku, Mehrije Shala, Kade Lajqi, Edona Gjidija, Erlinda Shala dhe Kaltrina Gecaj.
Me duartrokitje u mirëpritën Ansambli Autokton Rugova.
Zbulimi i emrit të rrugës Ismail Qemali ishte momenti i shumëpritur nga të gjithë dhe me emocion të papërshkrueshëm shihnim të shkruar emrin e Atit të Pavarësisë ISMAIL QEMALI.
Të pranishmit u argëtuan me artistët shqiptarë si: Entela Ilirjani e cila përshëndeti dhe në emër të superyllit shqiptar Ylli Baka. Artistët interpretuan plot pasion dhe dashuri këngë nga trevat shqiptare. Ata ishin: Valbona Peraj, Agim Gërbeshi, Entela Ilirjani, Ilsi Ademi, Arbërije Hadërgjonaj, Agron Maqellara, Valdet Luka, Dëshira dhe Arian Kërliu, Besim Murriqi, Flamuri Bicaku, Rati, Hejdi Mehmeti, Greta Tafa, Sead Asllani, Evelina Shabani, nën shoqërimin e DJ Fati Doda.
Ne u gëzuam së bashku dhe kaluam një ditë të paharruar si motra dhe vëllezër shqiptarë, këtu ku na kanë hedhur fatet në emigracion dhe që na lidh të gjithëve së bashku Kombi dhe Gjuha Shqipe, “Ashti i Kombit”. Na mblodhi në këtë folezë të argjendtë shqiptare Ismail Qemal VLORA Ati i Pavarësisë së Kombit Shqiptar.
Duke pare emrin e rrugës “Ismail Bej Vlorës” s’mund të më hiqeshin nga mendja fjalimi i Atit të Pavarësisë në Ditën e Shpalljes së saj në Vlorë si dhe vargjet e popullit për Vlorën aty ku u ngrit Flamuri si: “Vlorën edhe Vlorën thelp e kam në zemër/ Ditën e kam Dritë, natën e kam Ëndërr.
Zoti e bekofte Amerikën që na jep mundësi të pashoqe dhe të krenohemi për shtepinë tonë të dytë!
Ta gëzojmë Rrugën “Ismail Qemali” në Amerikë!
Ceremonia u filmua nga TV “Alba Life” themeluar nga Qemal Zylo me bashkëpunëtorët gzetarin e njohur Valon Gërbeshi, Valon Dervishi dhe u morën intervista nga zonjusha simpatike Kendra Duli që do të transmetohen së shpejti në kanalet televizive.
3 Qershor, 2023
Staten Island, New York