Ish-ministri i Ekonomisë, Fadil Ismajli, ka thënë se Kosova e ka pasur burimin më të lirë në aspektin ekonomik për prodhimin e energjisë elektrike por që, nuk e ka shfrytëzuar, teksa ka folur për projektin e termocentralit “Kosova e Re”.
Ismajli ka thënë se miliardat që kanë shkuar për autostrada, do të ishin shumë më efektive nëse do të investoheshin në ndërtimin e një termocentrali të ri.
“Ne e kemi pasur burimin më të lirë, burimin më komparativ në aspektin ekonomik dhe për 22 vite nuk e kemi shfrytëzuar. Jemi marrë me studime, me projekte dhe ku përfunduam, shumë miliona kanë shkuar në atë aspekt dhe sot ne jemi pa energji elektrike. Unë mendoj që duhet të provohet të ndërtohet një termocentral i ri. Ne të gjithë e dimë se ekziston mundësia e termocentraleve me të ashtuquajturën kapjen e karbonit e cila edhe me termocentralin “Kosova e Re”, termocentrali ka pas me qenë me mundësitë e kapjes së karbonit, në momentet kur teknologjia do të ishte e përballueshme nga aspekti i kapjes. Nëse kemi pasur para për të ndërtuar autostrada miliardëshe, ato para do të ishin shumë më efektive sikur të kishim ndërtuar termocentralin i cili nuk do të kushtonte më shumë. Edhe tash mund të ndërtohet termocentrali”, ka thënë Ismajli.
Ndërkohë, duke folur për rehabilitimin e Kosovës A, Ismajli ka thënë se kjo nuk do të thotë zgjerim i kapaciteteve, duke shtuar se nevoja është për kapacitete të reja.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…