Itali, gjelbërohen sheshet nga mungesa e njerëzve

Disa nga sheshet historike të Italisë janë duke u gjelbëruar nga bari, për shkak të kufizimeve të ashpra që janë vendosur në vend.

Bari është shfaqur në sheshet e shtruara me kalldrëm, të cilat në Itali njihen me emrin “sampietrini”.

Një prej tyre është “Piazza Navona”, një nga sheshet më të famshme në Romë.

Sheshi ka pesë javë që është i zbrazur nga turistët e kalimtarët, teksa Italia ka kufizuar lëvizjet për shkak të përhapjes së coronavirusit COVID-19.

Piazza Navona ka një shatërvan tepër tërheqës për vizitorët, të gdhendur në shekullin e 17-të nga skulptori Giari Lorenzo Bermini.

Veç kësaj, rrotull sheshit ka shumë bare dhe restorante, në zona që kanë qenë të populluara edhe në kohën e Romës së lashtë.

Edhe në qytetin mesjetar të Sienës, të mbrojtur nga UNESCO, në shesh ka çelur jo vetëm bari, por edhe disa luledele.

Piazza Del Campo është sheshi i famshëm ku dy herë në vit organizohet “Palio di Siena”, një garë me kuaj që zhvillohej që në mesjetë.

Mungesa e turistëve dhe e kuajve e ka kthyer pothuajse në një kopsht me gjelbërim.