Itali/ Sherri për një vajzë, i riu shqiptar vrau 45-vjeçarin maroken: Hajde këtu bir k***, ku po shkon? Mëso të respektosh gratë

Sherri për një vajzë i ka marrë jetën një 45-vjeçari me origjinë marokene, Abderrahim El Kharmoudi në Itali. Autor i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së dielës është një 21-vjecar shqiptar, i identifikuar si Aldo. Gjithcka ndodhi në 43 minuta, nga ora 22:45 deri në 23:28.

Rreth orës 23:30 u raportua për të shtëna me armë në Piazza Liberta brenda një lokali. Kur mbërriti policia, e gjeti lokalin e mbyllur, ndonëse zakonisht qëndron hapur deri në orët e vona të natës. Aty nuk gjetën as të plagosur, as autor.
500 metra larg, në një automjet tip Volksëagen Polo i bardhë u gjet 45-vjecari, i cili vdiq me celës në dorë. Nga dëshmitarët dhe kamerat e sigurisë, u zbulua një pjesë e historisë.

Kontakti i parë mes Abderrahim El Kharmoudi dhe Aldos, i cili ishte në shoqërinë e një shoku dhe të dashurës, ishte në orën 22.45. Pas disa fjalëve dhe disa kërcënimeve, 45-vjeçari kthehet në makinë dhe largohet për tu kthyer sërish. Morakeni hyn në lokal dhe shkon direkt për të kërkuar të dashurën e vrasësit të dyshuar. Edhe autori që ishte larguar me skuter u kthye në klub.
Në atë moment, ndodh tragjedia. El Kharmoudi i afrohet disa herë vajzës, e cila mbrohet nga tre të rinj të tjerë të pranishëm. Ai i bërtet asaj, ngre duart si për ta goditur me shuplakë por godet një kosh plehrash dhe niset për në dalje. Sapo bëri disa hapa, u qëllua me 2 plumba.
Sapo e plagosi, 21-vjecari bërtiti: “Hajde këtu bir i k*rvës, ku po shkon”. Edhe disa nga dëshmitarët duket se e kanë dëgjuar të thotë: “Mësoni të respektoni gratë”. Në atë moment, 45-vjeçari kthehet në makinë, por bën disa metra dhe mbeti në sedilje i plagosur. Shqiptari me të dashurën u larguan me një automjet tip Audi që dyshohet se drejtohej nga xhaxhai it ë riut.
Sipas asaj që u konstatua nga karabinierët, ata u larguan për në Bruksel nëpërmjet Zvicrës. Arratisja e tyre shumë e shkurtër përfundoi pasditen e së mërkurës, kur “Aldo” u shfaq në polici. Fillimisht foli me policët, më pas para prokurorit vendosi të mos u përgjigjet pyetjeve.