Sherri për një vajzë i ka marrë jetën një 45-vjeçari me origjinë marokene, Abderrahim El Kharmoudi në Itali. Autor i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së dielës është një 21-vjecar shqiptar, i identifikuar si Aldo. Gjithcka ndodhi në 43 minuta, nga ora 22:45 deri në 23:28.
Rreth orës 23:30 u raportua për të shtëna me armë në Piazza Liberta brenda një lokali. Kur mbërriti policia, e gjeti lokalin e mbyllur, ndonëse zakonisht qëndron hapur deri në orët e vona të natës. Aty nuk gjetën as të plagosur, as autor.
500 metra larg, në një automjet tip Volksëagen Polo i bardhë u gjet 45-vjecari, i cili vdiq me celës në dorë. Nga dëshmitarët dhe kamerat e sigurisë, u zbulua një pjesë e historisë.
Kontakti i parë mes Abderrahim El Kharmoudi dhe Aldos, i cili ishte në shoqërinë e një shoku dhe të dashurës, ishte në orën 22.45. Pas disa fjalëve dhe disa kërcënimeve, 45-vjeçari kthehet në makinë dhe largohet për tu kthyer sërish. Morakeni hyn në lokal dhe shkon direkt për të kërkuar të dashurën e vrasësit të dyshuar. Edhe autori që ishte larguar me skuter u kthye në klub.
Në atë moment, ndodh tragjedia. El Kharmoudi i afrohet disa herë vajzës, e cila mbrohet nga tre të rinj të tjerë të pranishëm. Ai i bërtet asaj, ngre duart si për ta goditur me shuplakë por godet një kosh plehrash dhe niset për në dalje. Sapo bëri disa hapa, u qëllua me 2 plumba.
Sapo e plagosi, 21-vjecari bërtiti: “Hajde këtu bir i k*rvës, ku po shkon”. Edhe disa nga dëshmitarët duket se e kanë dëgjuar të thotë: “Mësoni të respektoni gratë”. Në atë moment, 45-vjeçari kthehet në makinë, por bën disa metra dhe mbeti në sedilje i plagosur. Shqiptari me të dashurën u larguan me një automjet tip Audi që dyshohet se drejtohej nga xhaxhai it ë riut.
Sipas asaj që u konstatua nga karabinierët, ata u larguan për në Bruksel nëpërmjet Zvicrës. Arratisja e tyre shumë e shkurtër përfundoi pasditen e së mërkurës, kur “Aldo” u shfaq në polici. Fillimisht foli me policët, më pas para prokurorit vendosi të mos u përgjigjet pyetjeve.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…